Nuk desha të hyj te ai lokali - a podcast by Kosovo 2.0 & Integra

from 2020-09-05T12:40:05

:: ::

Njërin nga dy qëllimet në jetë i kishte arritur. Nuk kishte mundur të shkollohej, ëndërr nga e cila ende nuk ka arritur të heqë dorë, por ishte martuar në qytet, gjë që e kishte qëllim në vete.


Po jetonte e lumtur deri kur ndodhi lufta.


Në përpjekje për të siguruar ushqim, ajo kishte dalë në rrugët e njërit prej qyteteve të Kosovës, ku u rrëmbye nga paramilitarët serbë e pastaj u mbajt me orë të tëra në një kafene.


Aktore: Rebeka Qena


Kompozitor: Memli Kelmendi


Dramaturg: Visar Krusha


Producent dhe regjisor: Kushtrim Koliqi


"Unë Dua të Dëgjohem" është cikël i dhjetë audio dramave me rrëfime të grave të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Further episodes of Unë Dua Të Dëgjohem

Further podcasts by Kosovo 2.0 & Integra

Website of Kosovo 2.0 & Integra